Shqiptarët hedhin valle me këngët e Rovena Stefës në Shëngjin.
Pavarësisht rrezikun me Covid-19, në Shëngjin po hidhet valle.
Kudo në botë vazhdojnë të shtohen raste me Covid-19, e pavarësisht kësaj me lehtësimin e parë të masave, njerëzit ia mësynë vendeve bregdetare për t’i kaluar pushimet.
Edhe Shëngjini është mbushur plot, madje po argëtohen me këngë e valle.
Në disa postime të bëra në Instagram, Rovena Stefa ka treguar atmosferën e krijuar mbrëmë. Shqiptarët atje shihen duke u argëtuar në maksimum me këngët e saj.
“Shengjin live”, ka shkruar Rovena në njërin nga postimet.