Shqiptarët mbjellin kanabis edhe në Spanjë, arrestohen 4 persona – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Policia spanjolle ka vënë në pranga 4 shqiptarë nën akuzën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Tre prej tyre administronin një plantacion marijuane në rrethinat e qytetit katalonjas të Tortozës.

Sipërfaqja e mbjellë me rreth 1.100 bimë hashashi ishte kamufluar mes të mbjellave të tjera dhe u diktua rastësisht nga një qytetar.
Gjatë operacionit të policisë, dy prej të dyshuarve u gjetën teksa kujdeseshin për bimët narkotike, ndërsa i treti ndodhej brenda fermës ku edhe ata jetonin.
Në total, pesha e drogës e zbuluar nga agjentët e policisë arrinte deri 800 kilogramë me vlerë tregu deri në gjysmë milion euro.
Autoritetet thanë se kjo është sasia më e madhe e sekuestruar në vitet e fundit.
Ndërkohë, në Spanjë një tjetër operacion gjatë ditës rezultoi në arrestimin e një tjetër të shumëkërkuari.
33-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i njohur, u ndalua në qytetin e Valencias pasi prej kohësh po mbahej nën vëzhgim.
Ndalimi u krye me urdhër të drejtësisë italiane, e cila kishte lëshuar urdhër arresti europian për të prej vitit 2015, duke e akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu