Pasojat e tërmetit në Durrës/ 82 banesa e një pallat jashtë përdorimit – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

82 banesa dhe një pallat janë bërë të pabanueshme në Durrës si pasojë e dëmeve të pësuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë më 21 shtator. Nga bilanci paraprak po ashtu shpjegohet se edhe 111 banesa të tjera janë dëmtuar rëndë në të gjithë Durrësin. Qyteti bregdetar ka qenë më i prekuri nga lëkundjet për shkak të afërsisë me epiqendrën e tërmetit. Shifrat janë bërë të ditura nga burime zyrtare nga bashkia e Durrësit.

Pallati që është pas mbikëqyrjes është shpallur i pabanueshëm është në sektorin ‘Iliria’ dhe është ndërtuar në vitin 2010. Këtij pallati i janë vënë edhe shiritat bllokues pasi ka dëmtime të shumta në strukturë dhe rrezikon jetën e banorëve.
Gjeografia e shpërndarjes së shtëpive të pabanueshme është e përqendruar kryesisht në 3 njësi administrative Manëz, Sukth dhe Katund i ri me respektivisht 27, 24 dhe 19 shtëpi. Dëme janë regjistruar edhe në Rrashbull ku janë 13 shtëpi të dëmtuara dhe në Ishëm 7 shtëpi.
Në terren janë, 16 grupe vlerësimi në Durrës dhe 5 njësitë administrative, në përbërjen e secilit është një inxhinier ndërtimi. Këto grupe po bëjnë vlerësimin në çdo banesë të prekur nga tërmeti për të dalë më pas me një faturë përfundimtare të dëmeve në banesa e biznese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu