Një kompani në Texas pretendon se ka ndërtuar një robot të aftë për të vrarë coronavirusin përmes dritës UVC
Drita e quajtuar “UVC” është një pjesë më e paqartë e spektrit sesa drita tradicionale UV dhe përbëhet nga një gjatësi vale më e shkurtër, por energjike.
Me sa duket, tashmë është duke u përdorur në bazat ushtarake amerikane, tek ofiecerët e policisë dhe në disa kampuse të universiteteve.
Gjatë testimit, roboti LightStrike shkatërroi SARS-CoV-2, që është virusi që shkakton COVID-19, në dy minuta, shkruan metro.co.uk
Testimi u krye në Institutin e Kërkimeve Biomjekësore në Teksas, një nga institutet udhëheqëse të pavarura në botë që punojnë ekskluzivisht për sëmundjet infektive.
“Covid-19 bëri që bota të ndalojë. Ndërsa diskutojmë dhe planifikojmë ri-hyrjen, dezinfektimi i hapësirave publike është një përparësi kryesore për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të sëmundjeve. Tani vendosja e një infrastrukture efektive të parandalimit të infeksionit është thelbësore.”- deklaroi Dr. Mark Stibich, Zyrtar Kryesor Shkencor dhe bashkëthemelues i Xenex.
Robotët janë adoptuar si standard i kujdesit mjedisor nga shumë prej spitaleve kryesorë të botës sepse ata punojnë dhe ato punojnë shumë shpejt.
“Si një kompani e bazuar në prova, ne iu drejtuam “Texas Biomed” për të vlerësuar efikasitetin e UV për luftën kundër SARS-CoV-2 sepse ne donim që klientët tanë të tanishëm dhe të ardhshëm të dinin se robotët e tyre me dritë UV mund të ndalonin COVID-19.”- thanë mjekët.
Çdo robot përdor një llambë ‘Xenon’ për të gjeneruar shpërthime me intensitet të lartë, dritë të plotë të spektrit mikrobicid UVC, i cili është më intensiv se rrezet e diellit. Ajo çaktivizon viruset, bakteret dhe është i aftë të ndryshojë intensitetin sepse patogjenë të ndryshëm janë të ndjeshëm ndaj dritës UVC.