Shpërthen në lot nëna e 16-vjeçares shqiptare: Vajzën time e vranë në Greqi! Telefonata e fundit

0
Gjigandi

Ka shumë pikëpyetje në lidhje me çështjen triller të vdekjes së 16 vjeçares shqiptare Maria në Trikala të Greqisë.

Në kohën kur policia është në kërkim të përgjigjeve për telefonatën e fundit që ajo ka pasur dhe raporti mjekoligjor flet për “lëndime të rënda të kafkës dhe kraharorit të pajtueshme me rënien nga një lartësi”, prindërit e vajzës shpërthejnë duke insistuar në pretendimin e tyre fillestar se vajza e tyre është vrarë dhe nuk ka bërë vetëvrasje.

“Ata vranë vajzën tonë, ” i tha nëna një gazetari.

“Po prisnim të vinte Maria, papritmas dëgjova zëra” , tha nëna, duke shtuar se ajo la shtëpinë duke uluritur” Maria-Maria “.

RonaTyra

Policia e pyeti nënën pse ajo po bërtiste dhe ajo u përgjigj se kishte dëgjuar zëra nga një vajzë e vogël që dukej se ishte vajza e saj. Ekzaminimi mjeko -ligjor nuk mund të përcaktojë rrethanat e rënies, megjithatë skenari vetëvrasës është i përforcuar. Sidoqoftë, hetimi vazhdon, pasi pritet të zbardhen tabulatet telefonike për të zbuluar se me kë foli Maria, menjëherë pasi doli nga makina e policisë pranë shtëpisë së saj, disa orë para vdekjes.

Në të njëjtën kohë, po hetohen bisedat e saj në media sociale , për të zbardhur plotësisht enigmën dhe dhënien e përgjigjes për vdekjen e saj.

Sipas informacioneve nga protothema.gr , 16-vjeçarja Maria ishte shumë e dashuruar me oficerin e policisë 27- vjeçar dhe se e takoi një natë para vdekjes. Vajza 16-vjeçare kishte një takim me oficerin e policisë dhe sipas dëshmitarëve, atmosfera mes tyre ishte shumë e qetë dhe ato dukeshin të lumtur.

Në fakt, takimi i tyre zgjati disa minuta dhe Maria, e shoqëruar nga oficeri i policisë, u kthye në shtëpinë e saj: por ata u ndanë, pak para se ajo të mbërrinte në shtëpi. Sipas informacioneve nga Trikala Security, burri 27 – vjeçar ka një alibi të palëkundshme pasi që është e qartë nga një aparat fotografik i fiksuar në lagjen e Marias 16-vjeçare që në 3:15 të mëngjesit e lë në shtëpinë e saj dhe largohet.

Por kamera zbulon një fakt tjetër serioz.

Me sa duket, kur polici u largua, telefoni celular i 16-vjeçares filloi të tingëllonte, ajo iu përgjigj thirrjes hyrëse dhe në vend që të hynte në shtëpinë e saj, ajo u largua. Pyetja është se kush e ka thirrur në telefon dhe pse vajza nuk ka hyrë në shtëpi pas kësaj bisede?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu