U masakrua me mjete të rënda, flet vëllai i Arjan Martinit: Është goditur me sqepar, është në koma

0
Gjigandi

Arjan Martini është 40-vjeçari që u masakrua me mjete të rënda dhe prerëse nga Sokol Tabaku në mesnatë në objektin e tij natën e 14 tetorit.

Arjani ishte në gjumë kur brenda dhomës në të cilën flinte, rreth orës 2 të natës Sokol Tabaku duke kapërcyer murin ndarës dhe e godet pabesisht me sqepar në kokë. Familjarët rrëfejnë se për agresorin nuk ka mjaftuar vetëm një goditje, por për minuta të tëra me radhë ai e ka goditur disa herë dhe pastaj e ka tërhequr zvarrë dhe e ka ulur trupin e tij në një kolltuk dhe e ka mbuluar me një batanije.

Kjo ngjarje ka tronditur familjarët e Arjanit pasi ata shprehen se agresori dhe i plagosuri njiheshin prej vitesh dhe po atë ditë ata kanë qëndruar së bashku në një lokal duke konsumuar kafe. Gjendja e Arjanit është e rëndë, mjekët shprehen se rrezikon jetën. 40 vjeçari është në koma. Vëllai i Arjan Marinit ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” ku ai u shpreh se, vëllai është goditur me sqepar dhe kishte 3 çarje të thella në kokë, teksa kishte humbur shumë gjak.

Në vendin ku ndodhi krimi makabër në Berat ka qenë gazetarja e emisionit “Me Zemër të Hapur” Anila Ahmataj e cila ka dhënë detaje nga kjo tentative vrasje. Vendi është i mbuluar me shenja gjaku, pasi Arjani është goditur me mjet prerës sqepar në mënyrë fatale.

Autori i kësaj ngjarje ka tentuar të largohet me gjithë të plagosurin për ta larguar trupin nga vendi i ngjarjes, tentativë që ka rezultuar pa sukses. Por ai ka hyrë në godinë rreth orës 2:04 të natës dhe në videot e zbuluara tregohet qartë se autori ka hyrë disa herë brenda i qetë.  Pronari i lokalit ku kishin qenë të dy, tha se mes tyre kishte pasur një debat.

RonaTyra

“Arjani për mua ka qenë djalë shumë i mirë. Sokolin, hera e parë që e shihja. Ata patën një debat dhe dolën jashtë, më pas Arjani iku”, tha pronari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu