Shkodër , policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Shkodër

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje.
Kanos me armë dhe dhunon fizikisht bashkëshorten, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov pa leje.
Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan shtetasin:
– Z. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Rragam/Shkodër.
Shërbimet e Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Rragam, Shkodër një shtetas po kanoste me armë zjarri dhe po dhunonte fizikisht në banesë bashkëshorten, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Shtetasi Z. Ç., kur ka parë shërbimet e Policisë, ka lënë armën e zjarrit në banesë dhe është larguar në drejtim të pyllit, por është kapur pas disa orë ndjekjesh nga shërbimet e Policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit Z. Ç., për veprat penale “Kanosje”, “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu