Shiste kokainë në doza të vogla , arrestohet shqiptari – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, për të cilin thuhet se shiste kokainë në doza të vogla. Autoritetet ishin vënë në ndjekje të tij në Prato deri sa arritën që ta prangosnin. Shqiptari takohej  me persona të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e drogës, ndërsa lëvizte gjithmonë me të njëjtin automjet. Agjentët më pas kryen një kontroll të shtëpisë së tij, ku sekuestruan pesë pako me lëndë narkotike kokainë me një peshë prej gjysmë kg, ndërsa u sekuestruan edhe 2 mijë e 500 euro që u gjetën brenda ndërtesës në bodrum. Pas sekuestrimit të sasisë së lëndës narkotike, burri u arrestua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu