Në qoftë se e keni larë xhemperin tuaj të preferuar në larëse rrobash dhe pas larjes është zvogëluar për dy numra, mos u brengosni, për këtë ekziston zgjidhja.
E gjitha që ju duhen janë shamponi i bebeve dhe uji i ngrohtë. Rrobat në fund do të duken ashtu siç kanë qenë më parë.
Veprimi:
Në një enë hidhni ujë të ngrohtë (nuk bën assesi të jetë shumë i nxehtë) dhe pak shampon të bebeve. Lëreni rrobën në atë enë që të njomet mirë.
Shtrydheni lehtë dhe shtrijeni në një peshqir të madh.
Mbështilleni rrobën në mënyrë që peshqiri të thithë tepricën e ujit dhe pastaj shpështilleni.
Me kujdes tërhiqni skajet e rrobës derisa të kthehet në madhësinë e mëparshme.