Shala: Të mendoni mirë e mirë edhe një herë për rifillim të kampionatit

0
Gjigandi

Ish futbollisti Avni Shala, shpreh shqetësimet e tija me rastin e infektimit me virusin  korona te futbollistit të Dritës nga Gjilani,  Izair Emini. 

“Ju lutem të gjithë kryetarëve të klubeve të Superligës që të mendoni edhe të uleni të gjithë në tavolinë duke ruajtur distancën dhe të mendoni mirë e mirë edhe një herë për rifillim të kampionatit.

Edhe ju kisha lutur që pa teste mos filloni, ju e dëgjuat intervistën e futbollistit të Dritës, ai tha që nuk ka ndie kurrfarë simptoma dhe ka stërvit pa problem, por në test ka dal pozitiv, andaj së paku bile nënshtrohuni testeve para se me filluar.

Shëndeti mbi të gjitha”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu