Avni Shala sot është koordinator në shtëpinë e sportit në Prishtinë, kujton kohën kur kanë rënë në pritë të sigurimit serb në vitin 1998.
“Sot 22 vite me parë, jemi ra në pritë së bashku me shokun tim Fikret Shatri!
Prita ishte organizuar mirë nga ana e sigurimit shtetëror serbë-UDB”, shkruan Shala në profilin e tij në facebook.
Shatri ka qenë basketbollist i madh dhe ka luajtur me sukses në klubin e Sigal Prishtina, duke fituar shumë tituj. Shala dhe Shatri kanë qenë pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kohën kur ranë në pritë.