“Serie A të rinisë, kemi humbur 500 mln euro deri tani! Mos na çoni në kolaps”

0
Gjigandi

Data 28 maj pritet me padurim nga të gjithë tifozët e futbollit në Itali dhe jashtë saj, pasi kryeministri Conte do të prononcohet dhe vendosë në lidhje me rifillimin e Serie A në datën 13 ose 20 qershor, teksa skuadrat kanë nisur edhe stërvitjet kolektive.

Italia po bën thuajse 3 muaj që ka mbyllur futbollin për shkak të pandemisë, ndërsa rifillimi do të shpëtonte sezonin dhe sidomos të ardhurat nga të drejtat tv.

Presidenti i FIGC (federatës italiane të futbollit), Gabriele Gravina, në një prononcim për revistën “Riparte l’Italia”, shpjegon arsyet rreth rinisjes së sezonit. “Nëse futbolli nuk rinis menjëherë, do të ketë një dëm të pariparueshëm, kemi humbur deri tani 500 mln euro”.

“Duhet të mbrojmë 100 mijë punëtorë, 1.4 milionë lojtarë të federuar dhe 4.7 miliardë euro faturime”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu