Klopp konfirmon interesimin e Liverpoolit për Thiago Alcantaran!

0
Gjigandi

Sipas zërave të merkatos, Thiago Alcantara është shumë pranë transferimit në Premier League te skuadra e Liverpool. Mesfushori nga ana e tij po ushtron presion te skuadra e tij Bayern Munich për t’u bashkuar sa më parë me “The Reds”.

Nëse palët arrijnë marrëveshjen në arkat e bavarezëve do të shkojnë jo pak por 40 milionë euro.

Gjithsesi, pavarësisht këtyre zërave trajneri i anglezeve, Jurgen Klopp nuk dëshiron të konfirmojë tratativat, por as nuk i mohon duke shprehur vlerësimin e tij për futbollistin.

53-vjeçari deklaroi se Thiago Alcantara është një futbollist shumë i mirë dhe se i pëlqen shumë, ashtu siç mund t’i pëlqejnë edhe lojtarë të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu