Një sasi droge e llojit kokainë është sekuestruar mëngjesin e kësaj të marte në portin e Durrësit.
Bëhet me dije se droga është gjendur në hambarin e anijes Unistream me flamur të Antigua Barbuda.
Sipas News24, anija që transportonte qymyr ka mbërritur në kalatën lindore të portit të Durrësit ditën e djeshme.
Kontrollet për drogë u ushtruan nga task forca e policisë pas sinjalizimeve të ardhura nga partnerët ndërkombëtare.
Ende nuk dihet sasia e drogës së sekuestruar, pasi nuk është bërë ende peshimi i saj.