“Pësoi hemorragji në stomak”, babai i 32-vjeçares që vdiq në spitalin e Durrësit: Thirra mjekun, më tha jam në kafe

0
Gjigandi

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e 32-vjeçares, Mirela Korro.

Babi i saj rrëfen se ajo Mirela ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të Durrësit në 4 Qershor ( rreth orës 19:00) pasi pësoi hemorragji në stomak. Babi i saj, Idriz Korro, akuzon mjekët për neglizhencë, pasi ajo qëndroi për rreth dy orë e shtrirë pa marrë asnjë shërbim mjekësor.

Sakaq, Idrizi rrëfen se gjatë natës vajza pësoi sërish hemorragji në stomak dhe babi kërkoi ndihmë, por mjeku që ishte roje shkoi të pinte kafe dhe e ka lënë vajzën në gjendje të rënduar deri në mëngjes kur mjekët e tjerë morrën turnin. Të nesërmen 32-vjeçarja ndërroi jetë.

Rrëfimi i Plotë:

Kush kujdesej për Mirelën?

RonaTyra

Ishte me kemp dhe kujdesesha unë me të. Edhe e ëma është e sëmurë, nuk ishte në gjendje të merrej me të. E kam gruan pa sy fare.

Çfarë ndodhi më 4 qershor?

Më 3 qershor ajo shkoi te klinika private e doktoreshës, ku ajo i tha se je shumë mirë. Duke ardhur në shtëpi i pëlcet hemorragjia. Më njoftuan se e ke në spital dhe shkova menjëherë. Doktorët aty të shikojnë nga duart, po t’u japësh të bëjnë punë, ndryshe nuk e shohin të sëmurin.Mirela ishte në urgjencë, kishte mjek pranë saj?

Kur shkova unë nuk kishte asnjë. Kërkova kirurgun dhe sa e pa, iku edhe ai. Donte lek, por unë nuk kisha. E çova me këmbëngulje te dhoma e vajzës, e pa dhe iku pa thënë gjë. Më tha nuk merrem unë me stomakun, tha se i takonte një mjekje tjetër.

Po pastaj çfarë ndodhi?

Pritëm 3-4 orë derisa erdhi doktoreshë Vera dhe e shtroi. Sa e shtruan i hodhë serum dhe ikën. Asnjë nuk ishte aty. Unë kërkoja ndihmë. Vetëm një infermiere ishte dhe më thoshte se nuk kam çfarë të bëj. Ishte dhe një mjeku roje që i thosha hajde se i plasi hemorragjia dhe më thoshte nuk kam kohë, po pi kafenë.

Pra që kur shkuat në urgjencë e deri në mëngjes nuk pati asnjë lloj kontrolli tjetër apo vizitë?

Asnjë, unë këmbëngula që të shkonte te dhoma e operimit për të bllokuar venat e gjakut.

Çfarë ju tha mjekja?

Vajza pësoi sërish hemorragji gjatë natës në spital dhe nuk ishte askush. Nuk e di çfarë është shkruar në kartelën e Mirelës. E mora të vdekur dhe nuk pashë çfarë bënë ata.

Ishit vetëm me vajzën?

Deri në mëngjes isha vetëm, lajmërova të tjerët pastaj, por vdiq.

Të tre mjekët që përmende nuk bënë asgjë?

Asgjë, asnjë lloj ndihme. Ndihma e parë duhej dhënë në urgjencë, vetëm shikonin nga duar. Nuk më thanë, por e shikoja se kur të tjerët jepnin lek ata shkonin dhe u jepnin ndihmë të sëmurëve. Para 2-3 javësh erdhi ambulanca dhe e mori në shtëpi, dhe pa dhënë lek nuk e merrnin në dorë. Te spitali kërkojnë lek, ambulanca bëri punën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu