Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, beson se ka qenë në gjendje ta bindë Paulo Dybalan për të marrë rol të ri në fushë dhe tregon sesi mbeti i habitur nga Cristiano Ronaldo.
Juventusi e mundi bindshëm 4:1 Torinon falë golave nga Dybala, Juana Cuadrado, Ronaldo dhe një autogol i Koffi Djidji.
Por Sarri thotë se nuk priste rezultat të lehtë në derbin e Torinos.
“Ne e dinim se nuk do të ishte ndeshje e lehtë, ne kaluam në epërsi herët dhe se shpejti e dyfishuam epërsinë”, tha Sarri.
Goli i Ronaldos ishte i pari nga gjuajtja e lirë në fanellën e Juventusit, pas plot 43 tentimeve në të gjitha garat.
“Sinqerisht nuk mendoja se kjo po e shqetësonte atë, por në fund të ndeshjes ai tha: ‘Më në fund!’” tregoi Sarri.
“Jam raporte të forta me Dybalan, kurrë nuk kam dyshuar në të. Sezonin e kaluar ai ishte i pafat. Mendoj se ia kam dalë ta bind se ai duhet të luajë më afër Ronaldos dhe jo të kthehet aq shumë në pjesëfushën tonë për ta marrë topin”, shtoi ai.