Dana White zbret nga piedestali Ronda Rousey: Kjo është sportistja më e madhe e MMA-së

0
Gjigandi

Dana White, presidenti i arteve marciale mikse, gjithnjë ka thënë se Ronda Rousey ka qenë ylli më i madh i këtij sporti, kur bëhet fjalë për sportisten femër. Madje ajo është konsideruar shpesh edhe më e madhe se Conor McGregor.

Por duket se situata ka ndryshuar së fundit dhe numri 1 i UFC-së ka një tjetër mendim. Tashmë për White sportistja e preferuar është “luanesha” Amanda Nunes, kampione e botës në dy Divizione të ndryshme.

“Për mua, sportistja femër më e madhe e UFC-së është Amanda Nunes. Ajo duhet konsideruar si më e madhja në historinë tonë. Është kampione e dyfishtë e botës dhe ka mposhtur këdo”, tha White.

Duket se Dana i referohet faktit se Nunes ka triumfuar edhe ndaj ikonave të tjera, përfshi vetë Ronda Rousey apo Misha Tate, Holly Holm e Cris Cyborg. Gjithsesi, shpesh suksesi matet me të ardhurat dhe PPV (pay per view-paguaj për ta parë). Shifrat e Nunes janë shumë larg atyre të Ronda Rousey.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu