Paçarada – trim i ndeshjes, asiston për fitoren e Sandhausenit ndaj Hannoverit

0
Gjigandi

Mbrojtësi i  kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, tregoi lojë të madhe dhe është prej me të merituarve për fitoren bindëse të Sandhausenit me rezultat 3:1 kundër Hhanoverit, në takimin  e javës së 29-të të Bundesliga II.

Futbollisti Paçarada është trim i ndeshjes, ai përveç që asistoi në golin e dytë, ka asistuar edhe në dy të tjerë por që u anuluan nga gjyqtarët si gola të parregullt.  Djali i portierit të Gjeneratës së Artë të Prishtinës, Shukriut, ishte në çdo element dhe motivues i skuadrës së tij, që shënoi fitoren e dytë radhazi pas asaj të javës së kaluar në udhëtim me 1:0 ndaj Wehen. Paçarada ka luajtur tërë takimin dhe tregoi lojë fantastike.

Në minutën e 56-të, Paçarada asistoi në golin e dytë dhe të epërsisë 2:0 kur shënoi Nauber.

Për Sandhausenin shënuan: Biada (51’), Nauber (56’), Turpitz (82’) dhe për Hannoverin Guidetti (58’).

Besar Halimi, reprezentues i Kosovës u paraqit nga minuta e 55-të për Sandhausenin dhe Florent Muslija nga ajo e 75-ta për Hannoverin. Pas javës së 29-të, Sandhausen është në vend të dhjetë me 36 pikë sa ka edhe Hannoveri një pozitë më poshtë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu