Sane: Kimmich më telefononte çdo ditë për të kaluar te Bayern Munich

0
Gjigandi

Leroy Sane kishte nënshkruar një muaj më parë me Bayern Munichun, ndërsa këtë të enjte ai u prezantua për fansat dhe mediat për herë të parë.

Në një konferencë për shtyp, blerja e madhe e bavarezëve iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke treguar edhe një sekret për bisedimet.

“Pse zgjodhe Bayernin? Koncepti i futbollit që më prezantuan Hasan Salihamidzic dhe i gjithë bordi … Kaq ishte e gjitha”.

“Ndikuan shumë edhe disa lojtarë, që më nxitën pa pushim që të firmosja me Bayernin. Më i bezdisshmi ishte Joshua Kimmich, më telefononte çdo ditë për të më pyetur se cila ishte situata. Kalimi te Bayerni ishte zgjidhja e vetme për mua”, ka thënë ai fillimisht.

Sane foli edhe për ditët e para te Bayern Munich, duke i cilësuar si shumë të mira, pasi njeh shumë lojtarë edhe nga ekipi Kombëtar i Gjermanisë.

RonaTyra

“Ditët e para kanë qenë shumë të mira, njerëzit më kanë mirëpritur. I njihja disa lojtarë nga përfaqësuesja. Gjithçka ka shkuar shumë mirë deri tani”.

Sipas tij objektivi te Bayern Munich është i qartë, kërkohen trofetë, gjegjësisht Liga e Kampionëve.

“Isha i qartë se, nëse do të lëvizja, duhej të ishte në një klub që është i aftë të fitojë Ligën e Kampionëve”.

“Bayern i përmbush 100 për qind këto kërkesa. Në përgjithësi, të fitosh Ligën e Kampionëve është e vështirë. Bayern e ka fituar atë disa herë. Po kërkoja diçka të re, një sfidë të re”, deklaroi Sane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu