“Më ofruan 500 mijë pesetas për ta lënduar Ronaldinhon”

0
Gjigandi

Ish mbrojtësi i kombëtares së Argjentinës ka zbuluar detaje interesante lidhur me Ronaldinhon.

Një nga mbrojtësit më të mirë që ka pasur Argjentina, Fernando Caceres, ka zbuluar disa detaje interesante, por edhe shokuese.

Caceres ka thënë se një herë i ishin ofruar 500 mijë pesetas për ta lënduar dhe larguar nga loja Ronaldinhon.

“Ishim duke luajtur Celta kundër Barcës, dhe në topin e par të Ronaldinhos provova ta rrëzoja, e godita nga mbrapa”, ka thënë Caceres.

“E ndihmova të ngritej dhe i thash ‘më kanë ofruar 500 mijë pesetas (2700 funte) për të të nxjerrë nga loja. Ai më shikoi dhe më tha ‘Nëse mund të më kapësh”, ka shtuar tutje ish mbrojtësi.

RonaTyra

Ronaldinho është një nga lojtarët më të mirë që ka parë historia e futbollit. Këtë epitet ai e gëzon pikërisht pas karrierës së mirë me Barcelonën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu