Interi ka vendosur të blejë në mënyrë përfundimtare Alexis Sanchez. Kiliani ka bërë mirë në ndeshjet e fundit dhe pas dëmtimit po tregon vlerat e tij.
Ai shënoi dhe në ndeshjen e fituar ndaj Genoas me rezultatin 0-3.
Trajneri Antonio Conte e pëlqen jo pak futbollistin dhe u ka komunikuar drejtuesve të klubit të nisin negociatat për të.
Manchester United e shet pa problem sepse nuk e ka në plane dhe do të shpëtojë nga rroga e tij faraonike.
Zikaltrit nga krahu tjetër nuk janë në gjendje të paguajnë rrogën e tij aktuale, pasi po paguajnë vetëm gjysmën.
Kiliani duhet të sakrifikojë nga të ardhurat e tij për të qëndruar në Serie A.