Këngëtari vitin e kaluar kishte deklaruar se është biseksual.
Këngëtari i ‘Too Good At Goodbyes’ thuhet se po fillon një romancë me aktivistin politik të krahut të djathtë Shahmir Sanni një vit pasi u nda nga Brandon Flynn, shkruan Mirror.
Sam Smith është përfolur gjatë ditëve të fundit pasi është parë rregullisht me vullnetarin Shahmir Sanni, i njohur për punën e tij në fushatën e ‘Brexit’.
Dyshja thuhet se përkundër se i përkasin sekteve të ndryshme politike, janë në një romancë.
Daily Mail, të dielën shkroi se çifti nuk kanë marrë pëlqimin e publikut, por kjo nuk po i pengon ata në lidhjen e tyre të dashurisë.
Një mik i dyshes ka thënë se “Askush nuk do besonte një romancë të Sam me një vullnetar të Brexit, por dyshja kanë habitur të gjithë”.