Vendimi i gjykates se krimeve te renda ka rrezuar tri akuzat e prokurorise ndaj Saimir Tahirit per trafik narkotikesh ne bashkepunim, grup te strukturuar kriminal dhe kryerje veprash nga grupi kriminal.
Denimi i dhene nga gjykata per shperdorim detyre, me 5 vjet burg, u reduktua ne 3.4 vjet heqje lirie si pasoje e gjykimit te shkurtuar.
Edhe pas caktimit te kesaj mase denimi, gjykata deklaroi se Saimir Tahiri nuk do te shkoje ne qeli por do ta vuaje denimin ne sherbim prove per nje afat tre vjecar.
Gjykata deklaroi se Tahirit i ndalohet per tri vjet perfshirja ne ushtrimin e funksioneve publike. /lajmifundit.al