Sabriu ka treguar vlerësimin që ka për Shyhreten.
Dy emrat e njohur të estradës shqiptare, Sabri Fejzullahu dhe Shyhrete Behluli vazhdojnë të sjellin këngë për fansat e tyre.
Dyshja e kaluan pasditen e djeshme në Brezovicë bashkë me më të dashurit e tyre, ndërsa realizuan edhe foto bashkë.
Në një foto ku shfaqet krah Shyhretes, Sabriu e quajti atë ikonë të muzikës shqiptare.
“Me kolegen e miken time Shyhreten,Mbete Ikon ne zemrat e Shqiptareve dhe do te jesh perjetesishte e Admiruar @shyhrete_behluli“, shkruan këngëtari.