Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari duket se ka nisur t’i shijojë maksimalisht ditët e verës dhe këtë e ka treguar dhe me postimin e fundit në rrjetet sociale.
“A ka ndonjë problem nëse unë për çdo stinë them ‘kjo është e preferuara ime’?”, ka shkruar Magjistari krah postimit ku shfaqet me një kapele dielli e cila duket se e mbron nga rrezet e diellit.
Siç kuptohet Rudina ka një dashuri të madhe për të gjitha stinët e vitit.
Momentalisht Magjistari është duke shijuar temperaturat e larta të verës dhe ka ndarë disa momente nga koha e saj e pushimit në natyrë.