Rritet me 6.6% numri i vajzave të diplomuara në Shqipëri

0
Gjigandi

Rreth 35 mijë studentë u diplomuan në vitin akademik 2018/2019, ndër të cilët 66.4% ishin vajza.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), numri i të diplomuarve vajza në krahasim me një vit më parë është rritur me 6.6%.

Duke analizuar pjesëmarrjen në arsim sipas nivelit (GER), gjatë vitit akademik 2018/19 vihet re se në nivelin universitar pjesëmarrja është më e lartë për vajzat, me 71.8% sesa për djemtë, me 48.7%.

Sipas INSTAT, ka një raport më të lartë të djemve krahasuar me vajzat në arsimin parauniversitar, ndërkohë që në arsimin e lartë 59.7% e studentëve të këtij cikli janë vajza.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu