Rrëfim tronditës i të shtruarit tek Infektivi: Ju tregoj çfarë pashë dhe ç’tmerre dëgjova në spital

0
Gjigandi

Një qytetar që ndodhej i shtruar me COVID-19 në spitalin Infektiv në Tiranë, Edmond Mara, u ka treguar miqve të tij në Facebook se çfarë ndjeu, çfarë vuajti dhe çfarë pa ai gjatë asaj periudhe të rëndë që kaloi në jetën e tij.

“Dje, analizat dolën negative, pra unë jam faktikisht i painfektuar më me Covid-19, shkruan Mara. Si rezultat, unë lashë spitalin dhe jam në shtëpi duke ndjekur fazën e dytë të sëmundjes, pra luftën me pasojat, etj.

Tani, më lejoni të shkruaj dy fjalë për bashkëshoqëruesit e sëmundjes sime. Unë, si natyrë kam shumë besim tek mjekësia dhe që në momentin e parë të njoftimit iu nënshtrova totalisht mendimit të mjekëve dhe shkencës.

E vërtetë që ndjeva frikë, sepse m’u duk një mister dhe është, por edhe shumë kurajo pata nga profesionistët dhe ju sigurisht, në javën e parë. Vuajta shumë në shtëpi, me temperaturë të lartë, dhimbje kudo, neveri për gjithçka, diarre, humbje ekuilibri, etj., etj., derisa tamponi vërtetoi që isha pozitiv. Atëherë, vendosa t’i drejtohem spitalit të specializuar, Infektivit ku edhe u trajtova menjëherë dhe mirë.

Më besoni që personeli atje, që lufton dhe i shërben pacientëve, është i jashtëzakonshëm dhe shumë prej tyre dhe heronj.

RonaTyra

Ata janë tamam në front të parë, përballen me lloj-lloj formash të sëmundjes. Kam parë atje simptoma e shfaqje të sëmundjes në forma nga më të çuditshmet, ulërima nga dhimbjet, mungesa e frymëmarrjes e tmerrshme, kollëra që të mbysnin, kollëra që nuk mbaronin, sekrecione, sinfoni kollërash, etj etj pa folur për Reanimacionin që s’e pashë. Personeli vraponte në vapë, me lloj-lloj veshjesh, duhej gjetur pulsi edhe pse të shkretët kishin humbur ndjeshmërinë me nga 2 -3 palë doreza.

Kush janë këta? Njerëz e profesionistë të thjeshtë e të përkushtushtuar, pa shou mediatik, pa shumë fjalë për ju, por shumë fjalë të mira për ne pacientët, pavarësisht nga e kush ishim.

Bravo doktoreshë Najada Çomo, ditë e natë në punë, bravo doktorët e tjerë, Kalo, Mira, etj., etj., që nuk ua mësova dot emrat.

Bravo infermieret e reja, të rinj e të vjeter, si Rovi, Mandi, Anxhela, Enxhi, etj., etj., që të më falin se nuk ua mbaj mend emrat.

Bravo sanitaret, bravo personeli tjetër mbështetës, etj.

Po shkruaj gjatë e i përmend se dua të jem mirënjohës e ndoshta do të lidhem ndonje ditë me ndonjë media që të pasqyrojnë realitetin dhe jo komercializmat dhe lajmet “fake” që dëmtojnë totalisht imazhin, por jo vetëm.

Duke përdorur lajme jo të vërteta, konspiracione idiotësh pa shkollë dhe njohuri, ku media fiton lekë e dimë, por dëmtoni jetë njerëzish.

Kujdes, janë me qindra miq e shokë të mi edhe pse te shkolluar mirë, vënë në dyshim sëmundjen, pasojat dhe dëmin që vazhdon të shkaktojë, bëjnë njerëzit të vuajnë pse, për pesë lekë më shumë që po ju them nuk janë të pista, por të qelbta.

Më falni se e zgjata shumë, por e ndjeva për detyrë të ndaj me ju eksperiencën time që fatmirësisht tashmë rezultoi me sukses e unë jam jashtë, por me merakun për ju duke ju sugjeruar:  Ju lutem ruajuni, ruajuni, ruajuni!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu