Ylli i Premier League: Jam më i lumtur këtu se te Barcelona

0
Gjigandi

Gerard Deulofeu ka thënë se është më i lumtur te Watford sesa ka qenë te Barcelona, klubi ku është formuar.

Në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivo, Deulofeu ka shpjeguar se ndihet më mirë në Vicarage Road.

“Nuk kam arritur akoma asgjë. Kam një rrugë të gjatë për të bërë. Vitin e kaluar kam shënuar 12 gola dhe dua ta përsëris. Nuk e di sa kohë kam në Premier, por jam më i lumtur te Watford sesa si zëvendësues te Barça”, ka thënë spanjolli.

“Nga pesë skuadra ku kam luajtur, kjo është ajo ku jam ndier më mirë. Ndihem i rëndësishëm, kam besim te vetja, dhe luaj pothuajse gjithmonë. Jeta ime ka ndryshuar. Nuk ka rëndësi nëse luan te klubi më i mirë në botë nëse nuk je i lumtur”.

“Kushdo që thotë të kundërtën, gënjen”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu