Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka njoftuar se kënga për 100 vjetorin e krijimit të klubit të Tiranës do të publikohet së shpejti.
Përmes rrjetit social Instagram, Ronela ka njoftuar se kënga e saj më e re do të lansohet më 28 korrik.
Këngëtarja në postimin e bërë së fundi ndau edhe një pjesë të këngës dhe klipit.