Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo, mund të bëhet lojtari i parë në histori të futbollit që i shënon të paktën 50 gola në Premierligë, La Liga dhe Serie A, kur “bardhezinjtë” të përballen me Sassuolon të mërkurën.
Ronaldo i ka shënuar 49 gola në vetëm 59 ndeshje në Serie A që prej se iu bashkua Juventusit nga Real Madridi më 2018. 35-vjeçari i kishte shënuar 84 gola me Mançester Junajtedin në Premier Ligë dhe 311 gola me Real Madridin në La Liga.
Edin Xheko u bë lojtari i parë që i shënon të paktën 50 gola në tri prej top pesë ligave evropiane në mars të vitit 2018, Itali, Angli dhe Gjermani.