Rummenigge: Thiago duhet të largohet në verë, ja çfarë do bëjmë për Havertz!

0
Gjigandi

CEO i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, ka dhënë një deklaratë mjaft interesante për të ardhmen e kampionëve të Gjermanisë. Ai ka konfirmuar se Thiago Alcantara dëshiron të largohet dhe kampionët duan ta shesin që këtë verë për të mos e humbur me parametra zero.

“Duket se ai dëshiron të provojë një aventurë të re. Ne nuk duam të humbasim futbollistë për zero para verën e ardhshme dhe këtë dua ta bëj të qartë”, – tha gjermani. Një mesazh ky për lojtarin dhe agjentët e tij që duhet të zgjidhin të ardhmen brenda verës.

Zyrtari i lartë i kampionë të Gjermanisë ka folur dhe për mundësinë e një ofertë për Kai Havertz. Ai ka hedhur kategorikisht poshtë një mundësi të tillë. “Bayerni nuk do të bëjë ofertë për Havertz në vitin 2020”, – tha ai ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu