Ronaldo në prag të rekordit historik

0
Gjigandi

Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo, mund të bëhet lojtari i parë në histori të futbollit që i shënon të paktën 50 gola në Premierligë, La Liga dhe Serie A, kur “bardhezinjtë” të përballen me Sassuolon të mërkurën.

Ronaldo i ka shënuar 49 gola në vetëm 59 ndeshje në Serie A që prej se iu bashkua Juventusit nga Real Madridi më 2018. 35-vjeçari i kishte shënuar 84 gola me Man­çester Junajtedin në Premier Ligë dhe 311 gola me Real Madridin në La Liga.

Edin Xheko u bë lojtari i parë që i shënon të paktën 50 gola në tri prej top pesë ligave evropiane në mars të vitit 2018, Itali, Angli dhe Gjermani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu