Lëkundje tërmeti në vend mëngjesin e kësaj të enjte.
Faqja e regjistrimit të lëkundjeve, Earthquake raporton se në Shqipëri janë ndjerë lëkundje.
Epiqendra e tërmetit raportohet 11 km në Veri- Perëndim të Shijakut.
Rreth orës 09:55 të ditës së sotme një tërmet me magnitudë 3.3 i shkallës rihter ka goditur Shqipërinë e Mesme.
Lëkundja sizmike ka qenë me thellësi 10 kilometra dhe është ndjerë në Tiranë e Shijak dhe Durrës.