Ambasadorja amerikane Juri Kim që prej orës 11:30 po zhvillon një takim në kryesinë e kuvendit me kreun e grupit të PS Taulant Balla.
Mësohet se në qendër të këtij takimi është reforma zgjedhore. Top Channel mëson po ashtu se disa ditë më parë 5 ambasadorë janë takuar me kryeministrin Rama nga ku është diskutuar për ecurinë e reformës zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita.
Nga burime diplomatike gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se qëndrimi ambasadorëve në këtë takim ka qenë kundra ndalimit të koalicioneve para zgjedhore siç propozohet në ndryshimet kushtetuese.