Rasti i ri me COVID-19 në Memaliaj, 57-vjeçari dyshohet se u infektua nga djali që erdhi nga Italia

0
Gjigandi

Një rast i ri me COVID-19 është identifikuar në Memaliaj. Pozitiv me këtë virus ka rezultuar një 57-vjeçar, ndërsa dyshohet se ai është infektuar nga djali i tij që kishte ardhur pak ditë më parë nga Italia.

Sipas burimeve thuhet se burri në fjalë, me profesion këpucar, vuan dhe nga disa sëmundje të tjera, ndërsa është izoluar në banesën e tij.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 90 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Ndërsa situata paraqitet serioze me pacientë në terapi intensive, 81 të shtruar, 11 në terapi intensive, 5 të intubuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu