Koronavirusi/ Situata në vend, një fëmijë dymuajsh po merr trajtim spitalor

0
Gjigandi

Tre humbje jete, 90 raste të reja dhe 33 të shëruar- ky është bilanci i koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Në komunikatën e përditshme për shtyp, ndër të tjera, Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik zbuloi se po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid-19. Foshnja ndodhet nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19”, përfundoi Tomini .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu