Ranë dakord për të mos rënë dakord, Murrizi: Grupi Demokrat nuk voton 5 qershorin, as Ralf Gjoni

0
Gjigandi

Partia Socialiste firmosi pasditen e sotme një marrëveshje politike me opozitën parlamentare për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimet kushtetuese.

Por Myslim Murrizi deklaroi se nuk ka hedhur firmë për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit, duke deklaruar se deputetët e Grupit Demokrat nuk do të japin votën për të.

Murrizi: Zoti Murrizi ka firmosur se është kundër pikës 1 të kësaj marrëveshje dhe grupi parlamentar demokrat nuk do të votojë marrëveshje jashtëinstitucionale. Nëse nuk e keni ua vë unë në dispozicion.Kjo është marrëveshja. Nëse mediat quajnë marrëveshje pa vendosur firma në të, është problemi juaj.

Votën kundër e deklaroi edhe Ralf Gjoni.

Gjoni: Unë nuk votoj pro marrëveshjes së 5 qershorit, votoj hapjen e listave.

RonaTyra

Nga ana tjetër Nimet Musai dhe Edmond Stojku thanë se janë dakordësuar me të gjitha pikat e marrëveshjes politike me PS, duke thënë se më 23 korrik do arrihen 84 votat e nevojshme për 5 qershorin, ndërsa më 30 korrik do të votojnë listat e hapura duke e cilësuar një sukses plotësimin e kërkesës së tyre.

Nga ana tjetër Rudina Hajdari në një prononcim për mediat tha se është shumë e kënaqur me arritjen e saj duke e konsideruar një hap të rëndësishëm demokratik.

Hajdari: U përfaqësua denjësisht, mori formë dhe u nënshkrua nga 4 deputetët e grupeve parlamentare. Jam shumë e kënaqur. Një hap përpara për demokracinë shqiptare, po e hedhim këtë hap ndryshimi në këtë ditë. Një premtim që e mbajta deri në fund,  tani jam para jush për t’ju thënë që jam premtim-mbajtëse. Nëse jemi sot, jemi falë mbështetjes së qytetarëve, që e bënë këtë ditë të rëndësishme. Hodhëm një hap para një demokracie më të fuqishme. Sot duhet të jemi një hap para drejt një demokracie më funksionale dhe me përfaqësues që i delegon populli.

Në lidhje me pyetjen nëse ndërkombëtarët kishin ndërhyrë në këtë marrëveshje të arritur mbrëmjen e sotme, Hajdari nuk ka pranuar të flasë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu