Ulet numri i të infektuarve me Covid në Shqipëri

0
Gjigandi

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 33 raste pozitive, bëjnë me dije burime për Top Channel.

Ndërsa një ditë më parë u regjistruar 71 të infektuar me Covid në vendin tonë. Ndërkohë, deri më tani 44 persona e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.

Pas një kohe të gjatë, Durrësi dhe Kruja nuk kanë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit asnjë rast me COVID-19.

Durrësi dhe Kruja janë dy qytetet më të prekura nga COVID-19, me këtë të fundit që vatra më e madhe ka qenë në bizneset fason, e ndërsa në qytetin bregdetar u regjistrua viktima e parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu