Mjeku në Infektiv Doktor Tritan Kalo feston sot ditëlindjen dhe urimi nuk ka munguar as nga kryeministri Edi Rama. Duke e cilësuar si heroin e heshtur në këtë lufte me pandeminë dhe i ndodhur në vijë e zjarrit për të shpëtuar jetë, Rama i uron shëndet e forcë doktor Kalos, i cili këtë vit feston ditëlindjen në krye të detyrës.
“Dr.Tritan Kalo, njëri prej heronjve të heshtur të kësaj kohe të vështirë, ku bluzat e bardha prej muajsh përballen në vijën e zjarrit në një luftë që vazhdon ditë-natë, e feston sot ditëlindjen në krye të detyrës. Edhe 100 doktor e paç shëndet e forcë të bësh pa u plakur kurrë detyrën tënde fisnike”, shkruan Rama.