Qindra shqiptarë me COVID-19 po ndiqen nga shtëpia, por si e bën punën me telefon mjeku i familjes?

0
Gjigandi

Më shumë se 15 mijë thirrje telefonike shkuan drejt numrit 127 edhe gjate javës se trete të muajit korrik, duke regjistruar një tendencë në rritje për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Pacientet në më të shumtën e rasteve referojnë simptomat dhe nëse ato paraqiten të rënduara pacienti vihet në kontakt me mjekun e familjes.

Por si ndodh kjo? Dihet tashmë prej ditësh që në qendrat shëndetësore nuk mund të paraqitesh më për vizitë nëse ka temperaturë mbi 37 gradë celsius. Në të tilla raste kontakti me mjekun e familjes do të vendoset përmes telefonit, i cili do të informohet për kuadrin klinik dhe do të japë terapinë mjekësore duke e monitoruar atë.

Një familje në Tiranë tregon përballjen me frikën e prekjes nga koronavirusi. Burri rreth 58 vjeç shfaqi shenja të infeksionit me temperaturë rreth 37.5. Kjo zgjati disa ditë dhe e nxiti familjen e tij të kërkojë ndihmë nga 127. Bërja e tamponit ishte një vështirësi më vete dhe vetëm pasi kaluan disa ditë, dje e premte atyre iu bë tamponi familjarisht duke iu thënë se përgjigjja del pas 24 orësh.

Në rastet kur pacienti nuk e di kë ka mjek familje apo nuk ka numër telefoni të tij, 127 është përsëri zgjidhja. Në Urgjencën Kombëtare mjafton të jepni numrin e kartës së identitetit dhe menjëherë do t’ju referohet emri i mjekut të familjes dhe numri i tij i kontaktit.

RonaTyra

Nga ky moment fillon lidhja e pacientit me mjekun e familjes dhe është ky i fundit që ndjek gjendjen shëndetësore përmes simptomave dhe shqetësimeve apo matjeve që ju do të kryeni në kushte shtëpiake.

Në rast se gjendja juaj do të rëndohet pavarësisht mjekimit, atëherë mjeku i familjes do të thërrasë 127 për transportin e pacientit drejt spitaleve COVID.

Këtë procedurë mjekimi, ndonëse tingëllon absurde, pasi mjeku nuk e sheh dhe nuk e prek pacientin me dorë, po e ndjekin me qindra te sëmurë simptomatikë me COVID në kushte shtëpiake duke shpresuar që mjekimi të japë efekt dhe të përmirësohen.

E ndërsa numri i të infektuarve rritet, puna e mjekut përqëndrohet më shumë drejt telefonit se sa drejt pacientëve realë.

I vështirë mbetet monitorimi i të infektuarve asimptomatikë të cilët edhe pse të diagnostikuar nga ISHP shkelin vetëizolimin dhe dalin jashtë ambienteve të shtëpisë pa u shqetësuar për shëndetin e të tjerëve. Konstatimi për këtë ka ardhur nga drejtuesit e QSUT-së të cilët e shohin një problem shumë serioz të ditëve të fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu