Qëlluan me armë në ajër, parandalohet konflikti në Durrës, 2 në pranga – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Parandalohet sherri me armë zjarri mes disa personave në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 në qytetin bregdetar. Burime zyrtare bënë me dije se pasi u sinjalizuan forcat e policisë u vunë në pranga dy autorët e konflikti me armë zjarri të cilët tentuan të largohen me shpejtësi me automjet por u kapën gjatë ndjekjes.
“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit se në lagjen nr. 18 Durrës po ndodhte një konflikt mes disa personave dhe njëri prej tyre po qëllon me armë zjarri në ajër, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Shtetasi që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër së bashku me shokun e tij në momentin që kanë parë Policinë kanë tentuar të largohen me shpejtësi me automjet por janë kapur në flagrancë gjatë ndjekjes nga shërbimet e policisë”, thuhet në komunikatën e policisë. Policia bëri të mundur bllokimin e automjetit si dhe vënien në pranga të shtetasve A.B., 26 vjeç (pasagjer në mjet), i cili dyshohet se është personi që ka qëlluar me armë zjarri dhe shtetasi me inicialet E.K., 30 vjeç, (drejtuesi i mjetit) të dy banues në Durrës.

Durres PoliciGjatë kontrollit të ushtruar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me disa fishekë luftarakë. Shtetasit e arrestuar njihen si persona me precedentë të mëparshëm në fushën e krimeve kundër personit dhe kundërshtimit të punonjësve të Policisë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Në përfundim të veprimeve të para hetimore materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje i armëve dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike” në ngarkim të shtetasit A.B., dhe “Moskallëzimi i krimit ” në ngarkim të shtetasit me inicialet E.K.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu