Qëlloi babain me çekiç dhe e hodhi në liqen, Apeli konfirmon dënimin për djalin vrasës – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Gjykata e Apelit dhe e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin me 21 vite burg për shtetasin Selman Aliaj që vrau me çekiç babain e tij.

29 vjeçari e vrau babain e tij më 22 dhjetor 2017, ku pasi e goditi me çekiç e hodhi në liqenin e Farkës për të humbur gjurmët.
Trupi i pajetë i babait të tij Fejzo Aliaj, u gjet nga kalimtarët e rastit.
Gjatë dëshmisë në gjyq, Aliaj rha se e vrau babain gjatë shkarkimit të materialeve në oborrin e shtëpisë pasi ky i fundit tha se pasi ai do të martohej dhe se gruan “do ta kishin përgjysmë”.
Në këtë moment, Aliaj e ka qëlluar të atin me një çekiç artizanal pas koke, duke bërë që ai të humbasë ndjenjat. Më pas, e ka dërguar me mjetin e vëllait te Liqeni i Farkës dhe e ka goditur sërish në ballë me çekiç, pasi sipas tij, ishte ende gjallë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu