Drejtoresha “dhunon” mësuesen e lë dhe pa orë mësimi – Lajmi i Fundit

0
36

Në shkollën e Mesme “Kristaq Capa” në Berat, drejtoresha vlerëson vetë dosjet e mësuesve, duke lënë me më pak orë mësuesen me dosjen më të plotë.

Sipas mësueses drejtoresha e bën këtë gjë pasi e sheh mësuesen si rivale meqë të dyja janë të të njëjtit profil, Biologji -Kimi. Juliana Numani është mësuesja e cila prej 14 vitesh e ushtron këtë profesion në qytetin e Beratit, dhe përpara se të emërohej drejtoresha aktuale, ajo nuk ka patur asnjë problem me vendin e punës.

Ndërkohë këtë vit drejtoresha i thotë se mësuesja ka pikë më pak dhe se do plotësohesh me orë mësimi në një shkollë tjetër. Përveç kësaj, sipas mësueses drejtoresha ushtron një formë bullizmi mbi të dhe këtë e bën në sy të kolegëve për ta ulë edhe më shumë.
“Situata e fundit me të ishte një mbledhje ku do ndaheshin edhe orët për këtë vit në bazë të pikëzimit, por që drejtoresha nuk pranon të bëj transparente asgjë, vetëm më thotë se unë kam më pak pikë se të tjerët, pikët e kolegëve nuk i tregon” thotë znj.Numani.
” Unë kam dosjen më të plotë në shkollë, kam më shumë pikë se të gjithë, por drejtoresha ndjen rivalitet pasi edhe ajo është mësuese bio-kimie, ndaj për këtë kërkoj ndihmën e Fiksit, t’i japim fund këtij fenomeni ” thotë znj.Numani.
Fiksi transmetoi materialin audio të mbledhjes së mësuesve në shkollë, ku mësuesja Numani debaton me drejtoreshën për dosjen dhe pikët e saj. Ajo i kërkon drejtoreshës transparencë për veten dhe kolegët, por që drejtoresha nuk pranon të bëjë asgjë transparente. Madje nuk tregon as anëtarët e komisionit që kanë bërë pikëzimin e dosjeve.
Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje nga drejtoresha e shkollës, për rastin e mësueses Numani, por që ajo mohoi të jetë bërë pikëzim . Ajo tregoi për Fiksin se mësuesja Numani do qëndrojë në atë shkollë, i ka të 20 orët e saj dhe dosja e saj është e plotë.
Ajo mohoi ta ketë fyer mësuesen dhe ta ketë quajtur të paaftë.
Për këtë rast përgjegjësja e kurikulave pranë Zyrës Arsimore Vendore Berat, Emanuela Garuli tha për Fiksin se nuk është bërë pikëzim dosjesh, dhe se rastin e asaj mësueseje e njohin.
“Ajo mësuese do qëndrojë në atë shkollë, këtë ma tha vetë drejtoresha e shkollës , pasi dosja e saj është e plotë, nuk është bërë akoma pikëzim dosjesh, dhe drejtoresha e shkollës s’ka patur pse ta bëjë një debat të tillë” tha znj.Garuli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here