Punonjësit e Facebook dhe Google do punojnë nga shtëpia deri në fund të vitit

0
Gjigandi

Facebook dhe Google kanë lajmëruar se punonjësit e tyre do të mund të vazhdojnë punën nga shtëpia për pjesën tjetër të vitit.

Gjigandët e teknologjisë kanë njoftuar planet për të rihapur zyrat e tyre së shpejti, por do të lejojnë që punëtorët të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.

Google fillimisht tha se do ti lejonte punonjësit e saj të vazhdonin punën nga shtëpia deri në 1 qershor, por po do e zgjasi deri në fund të vitit.

Facebook tha se do të rihapte zyrat e saj në 6 korrik pasi bllokimet e koronavirusit të fillonin hiqeshin gradualisht.

Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai tha se punonjësit që duhet të kthehen në zyrë do të fillojnë punën nga korriku me masa të zgjeruara të sigurisë.

RonaTyra

Por shumica e punonjësve që mund të kryejnë punët e tyre nga shtëpia do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë deri në fund të vitit, shtoi z. Pichai.

“Facebook ka ndërmarrë hapin tjetër në kthimin e tij në filozofinë e punës. Sot, ne njoftuam çdokush që mund të bëjë punën e tij në shtëpi mund të zgjedhë ta bëjë këtë deri në fund të vitit,” tha një zëdhënës.

Facebook akoma po përcakton se cilët punonjës do t’u kërkohet të fillojnë punën shtoi zëdhënësi.

Platforma e mediave sociale ishte ndër firmat e para të teknologjisë që u kërkoi punonjësve të saj të punojnë nga shtëpia. Facebook u dha punonjësve 1 000 dollarë bonuse për kostot e tyre të punës nga shtëpia dhe për kujdesin ndaj fëmijëve.

Prirja për të punuar nga shtëpia mund t’i përshtatet disa ndërmarrjeve ndërsa ato ri-përcaktojnë hapësirat e tyre të zyrave për t’u kujdesur për udhëzimet e reja të distancës sociale, kjo pasi disa punonjës ndihen në ankth për t’u rikthyer në punë në mes të një pandemie globale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu