Ja ku mbijeton në trup për një kohë të gjatë koronavirusi, edhe pas dy testeve negative

0
Gjigandi

Ata që janë infektuar me Covid-19, edhe në rastin e një testi negativ tamponi, mund të jenë akoma në gjendje të infektojnë të tjerët për shkak të pranisë së koronavirusit në jashtëqitje.

Kjo është ajo që del nga një studim i kryer nga Qendra Mjekësore Altamedica në Romë dhe e botuar në ‘Journal of Virology’.

Studimi u përqëndrua në ekzaminimin e kohës së shfaqjes dhe zhdukjes së virusit nga organizmi i subjektit të infektuar.

Duke supozuar se Covid-19 transmetohet jo vetëm përmes rrugëve të frymëmarrjes, por edhe përmes jashtëqitjes, studimi i kryer mbi 15 persona te të cilët testi i parë i tamponit kishte rezultuar pozitivë zbuloi se në 73% të rasteve dy javë pas shtupës së parë pozitive, virusi mbetet në feçe të subjekteve të infektuar, pavarësisht se testi i dytë është negativ. Në 40% të subjekteve virusi u gjet në jashtëqitje deri në 40 ditë më vonë.

Por a është koronavirusi që gjendet në zorrë akoma infektiv?

RonaTyra

“Gjetja pas një periudhe mjaft të zgjatur kohe sugjeron që koronavirusi është aktiv dhe ngjitës – shpjegojnë ekspertët e Altamedica- “Prandaj përpjekjet e ardhshme për parandalimin dhe kontrollin e koronavirusit duhet të marrin parasysh potencialin për përhapjen e këtij virusi përmes feçeve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu