Ky është momenti kur lideri i ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi, besohet të jetë vrarë nga forcat Speciale Ops të SHBA-së gjatë një sulmi brenda natës në veri-perëndim të Sirisë.
Al-Bagdadi, udhëheqësi i të ashtuquajturit Kalifati Islamik, raportohet se u hodh në erë gjatë sulmit të synuar mbi varrin e tij në provincën Idlib të Sirisë në orët e para të mëngjesit të së dielës, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.
“Ai arriti në zonën e bastisjes 48 orë më parë”, tha zyrtari turk.
Udhëheqësi i ISIS-it ishte me dy gratë e tij, të cilat raportohet se kishin veshur pajisje eksplozive, si dhe fëmijët e tij për të cilët besohet të jenë akoma gjallë.
“Videoja është ende e pakonfirmuar dhe konfirmimi përfundimtar i vdekjes së Bagdadit është duke u zhvilluar, ndërsa ADN dhe testimi biometrik është duke u bërë”, i thanë burimet CNN./BS