PS paralajmëron ndryshimet e reja/ Ja çfarë do të ndodhë fund të korrikut

0
Gjigandi

Situata me Covid 19 ka shtyrë në kohë dhe riformatimin e forumeve të PS. Sekretar organizativ dhe i koordinimit elektoral, Arben Pëllumbi tregon që mbledhja e Asamblesë duhet të bëhet me praninë fizike të anëtarëve pasi është e pamundur të zhvillohet online.

“Në planet tona e kemi fundin e korrikun. Do të votohet sekretari i përgjithshëm, sekretariati dhe kryesia”, tha ai për Ora News.

Nëse do të ketë ndryshime në zgjedhjen e kryesisë, sekretariateve dhe në atë të sekretarit të përgjithshëm, qeveria mund të shkojë drejt ndryshimeve në shtator, por kjo do të vendoset nga Edi Rama.

“Ndryshimet në qeveri i takojnë kryeministrit.” 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu