Profesori kapet ‘mat’ duke fotografuar mes këmbëve nxënësen e tij, suspendohet nga puna!

0
Gjigandi

Një profesor i shkollës së mesme në Ekuador, është kapur duke filmuar një nxënëse të shkollës në pjesët e ndieshme. Ndërkohë, që një skenë e tillë është filmuar nga një tjetër nxënës i kësaj klase.

Shefat e arsimit në Los Rios zbuluan se mësuesi pa emër tani është suspenduar në pritje të një hetimi të nivelit të lartë mbi pretendimet e ngacmimit seksual.

Vendimi u dha pasi videot që tregonin se mësuesi mbante një telefon celular nën skajet e fustanit të nxënëses, bëri bujë të madhe edhe në rrjetet sociale, shkruan The Sun.

Në video ai shihet duke përgatitur telefonin e tij celular dhe duke ulur krahun poshtë karriges së tij ndërsa nxënësja afrohet.

RonaTyra

Ai pastaj skajon telefonin e tij më afër dhe duket se e lëvizë atë lart, ndërsa ajo qëndron në tryezën e tij duke mbajtur një libër shkollor.

Media lokale raporton se departamenti i arsimit ka “aktivizuar të gjitha protokollet e nevojshme” dhe po heton çështjen ndërsa mbështesin studentët e prekur.

Ministria e Arsimit është duke punuar për çështjen dhe ka ritheksuar se ata kanë një politikë me tolerancë zero ndaj ngacmimit seksual.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu