Probleme me kolaudimin dhe mbipeshën, Task-Forca vendos 230 gjoba vetëm në shtator – Lajmi i Fundit

0
10

230 drejtues mjetesh në të gjithë Shqipërinë janë ndëshkuar vetëm në muajin shtator nga Task- Forca e Transportit Rrugor. Problemet kryesore që janë identifikuar gjatë transportit ka të bëjë me mosrespektimin e kriterit të mbipeshës nga mjetet e tonazhit të rëndë dhe për mungesa e kolaudimit të automjeteve. Drejtori i Task Forcës së Transportit Rrugor Elton Haxhiu ka sqaruar se me pajisjen e grupeve me mjetet elektronike si kamerat trupore, pajisja e lëvizshme e kontrollit teknik dhe peshorja portabël, ka lehtësuar shumë në identifikimin e drejtuesve që kryejnë shkelje.

“Problematika më e madhe që ne hasim në terren është mbipesha, është problem shumë i madh, kolaudimi i mjeteve, ka shumë mjete të cilat nuk kanë kolaudim dhe në mjetet që kanë kolaudim shikojmë mangësia të mëdha sidomos tek sistemi i frenimit. Ky aksion do të vazhdojë, do jetë në të gjithë territorin shqiptar, gjej rastin të bëj një apel për shoferët dhe për pronarët e linjave që të zbatojnë Kodin Rrugor dhe ligjin e Transporteve, mbipesha është problematikë dhe sjell rrezikshmëri të lartë në rrugë, sistemi i frenimit është problem dhe përsëris sjell problem të madh në rrugë  prandaj ne duhet të jemi koshient për mjetet që ne kemi dhe për mjetet me të cilat ne punojmë”, deklaroi drejtori Elton Haxhiu.
Ndërkohë vetëm për tejkalimin e normës së peshës 22 subjekte janë konstatuar në shkelje në vetëm 1 javë. Ky aksion ka nisur që prej datës 1 shtator, dhe ende nuk është përcaktuar se për sa kohë do të funksionojë, dhe ka në fokus rritjen e sigurisë rrugore. Aktualisht kontrollet janë të përqendruara në ato akse rrugore ku ka një qarkullim të lartë të mjeteve, por edhe të udhëtarëve si dhe akset të cilat kanë pasur problematikat më të theksuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here