Situata e koronavirusit/ Rama poston videon: Kujdesuni për veten dhe tjetrin

0
Gjigandi

Prej ditësh numri i rasteve të reja me Covid-19 është rritur ndjeshëm. Dje u raportuan plot 82 raste duke shënuar një tjetër ditë rekord. Kjo ka bërë që autoritetet të shtojnë thirrjet për kujdes dhe respektim të masave anti-covid.

Sot në mëngjes kryeministri Edi Rama me anë të një videoje u ka bërë apel të gjithë qytetarëve për kujdes dhe respektim të masave pasi situata është shqetësuese. Rama postoi në Facebook video-mesazhin e bërë nga doktoresha Najada Çomo e cila tha situata është shqetësuese dhe një pjesë e pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv janë në terapi intensive.
“Numri i rasteve ka ardhur duke u rritur. Dua të theksoj për qytetarët që një pjesë e të shtruarve në spitalin Infektiv janë në terapi intensive. Gjithashtu dua të theksoj se situata është shumë shqetësuese në aspektin e shëndetit tuaj. Virusi është midis jush. Virusi nuk është selektiv. Maska është e vetmja armë që kemi”- thotë në mesazh doktoresha Najada Çomo.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu